Wednesday , January 27 2021

U shtrua te ‘Shefqet Ndroqi’, qytetari rrëfen çfarë ndodh atje: Dëgjoja njerëzit qe..

Maksim Ylli ish-pacient i spitalit “Shefqet Ndroqi” ka rrëfyer eksperiencën e tij në spitalin COVID 2. Ai është shprehur se në fillim ishte skeptik për të shkuar në spital, pasi dëgjonte fjalët e njerëzve që mjekët dhe infermierët nuk te trajtonin mire. Por më pas ai thotë se ndryshoi mendje dhe u shtrua.

“Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin. Pata kontakt me mjeken e spitalit, ajo më adresoi për analiza bëra edhe skaner. Me t’i parë këto analiza dhe skaner, më drejtoi drejt spitalit të Tiranës “Shefqet Ndroqi”, por duke dëgjuar llafet e njerezve që nuk duhet të shkosh në spital në Tiranë se nuk sillen mirë, duke qenë pak skeptik me llafet e tyre, u mendova 1000 herë dhe thashë të mos shkoj.

Pas disa ditëve ndryshova mendje dhe u shtrova në spital.

Atje më drejtuan në katin e katërt, dhoma 30. Qe një kujdes dhe një shërbim i jashtëzakonshëm. Doktoresha e pavionit Klodiana Bratja, ndjej respektet më të mira. Infermierët dhe Prof.Dr Perlati, drejtori i spitalit, na vinin përditë në dhomë. Kushtet qenë nga më të mirat, kështu që nuk duhet të dëgjoni llafet e njerëzve. Unë jam në gjendje të mirë. Stop gënjeshtrave, respekte për mjekët dhe infermierët e spitalit Shefqet Ndroqi.