Saturday , January 16 2021

Në gjendje të rëndë shëndetësore, një person në Elbasan gjendet i shtrirë në rrugë (DETAJET E PARA)

Një person në Elbasan, pasditen e sotme është gjetur i shtirë në rrugë. Burime për Dosja.al. bëjnë me dije se personi, emri i të cilit ende nuk është identifikuar është gjetur në gjendje kome, në afërsi të zyrave të Tatim Taksave të Elbasanit. Mësohet se ai është transportuar menjëherë me autoambulancë ne spital, sakaq ende nuk dihen shkaqet se pse personi ka përfunduar në atë gjendje.

Ndërkohë, burime  spitalore kanë bërë me dije se personin që është gjetur në rrugë ka marrë dëmtime të rënda në kokë për shkak të rënies.  Shkak i rënies në koma dyshohet gjendja tejet e rënduar nga konsumimi i alkoolit.