Saturday , January 23 2021

Edi Rama niset për në Amerikë, zbulon ARSYEN: Duhet të vijë sa më parë në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama shkruan se është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas asaj që ai njofton vetë në Twitter, qëllimi i kësaj “rruge” në SHBA është sigurimi sa më parë i vaksinës anti-Covid dhe takimi me prodhuesit e saj. “Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!

Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama. Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje me me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.