Sunday , April 18 2021

Mësim për jetën; Mësuesi i tha dicka nxënësve që do e mbajnë mend gjithë jetën

Një mësues mori tollumbace në shkollë. Ai kërkoi nga nxënësit që t’i fryenin dhe të shkruanin emrat e tyre në to. Pasi fëmijët e bënë këtë, mësuesi i mori tollumbacet dhe i zbrazi në korridorin e shkollës duke i përzier.”Keni 5 minuta kohë për të gjetur tollumbacen me emrin tuaj”, tha ai.

Fëmijët kërkuan, por askush nuk gjeti të vetën. Më pas, mësuesi u kërkoi të kapnin tollumbacen e parë që do të gjenin dhe t’ia jepnin personit që mbante emrin e tij.

Për më pak se pesë minuta, të gjithë po mbanin tullumbacet e tyre. Atëherë, mësuesi u tha fëmijëve:

“Këto tullumbace janë si lumturia. Ne nuk do ta gjejmë atë, nëse jemi duke kërkuar vetëm për tonën. Por nëse kujdesemi për lumturinë e njëri-tjetrit, atëherë kjo do të na ndihmojë patjetër të gjejmë tonën”.

Kur transmetimi i mençurisë për vlerat themelore të jetës bëhet në një mjedis edukativ, gjithçka është më e lehtë.