Monday , January 25 2021

Shembulli i suksesshëm i fermerëve të Shirgjanit, bëhen bashkë dhe sot eksportojnë vajin e ullirit në Europë

125 familje në Shirgjan të Elbasanit janë bërë bashkë dhe sot eksportojnë vajin e ullirit që prodhojnë në Europë. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan, Taulant Balla ishte sot në një fabrikë të prodhimit të vajit të ullirit në Shirgjan, e cila eksporton sot në Europë.

“Në Shirgjan, Elbasan super prodhim ulliri këtë vit. 125 familje janë bërë bashkë për të krijuar një “kooperativë” sipas konceptit italian, për t’u bërë konkurues në treg. Vaj ulliri i një cilësie të lartë”, tha Balla.

Ai u bëri thirrje të gjithë fermerëve të bashkohen ndërsa shtoi se “është e pamundur të bëhemi konkurues në treg, nëse secili punon arën e vet”. “Duhet të bëhemi të gjithë bashkë duke marrë këtë model shumë të mirë, ku 125 familje janë bërë bashkë dhe sot eksportojnë në Europë”, tha ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë prodhime shqiptare.