Tuesday , January 19 2021

Keni dyshime? Këto janë shenjat që tregojnë se ke pranë një mashkull që të do

Meshkujt e kanë për detyrë të sillen mirë me ata që takojnë. Ky rregull vlen akoma më shumë për partnerin tënd. Femrat presin të njohin dhe pse jo, edhe të martohen, me dikë që ka karakter të fortë, por që edhe di t’i respektojë. Por çfarë cilësish e bëjnë të mirë një mashkull në një marrëdhënie? Duke qenë se po flasim për një tematikë tepër subjektive, nuk mund ta japim dot një përgjigje fikse, por ne kemi listuar cilësitë e mëposhtme të një mashkulli të duhur në një marrëdhënie. Cilësitë janë renditur në mënyrë rastësore, pa u bazuar në asnjë kriter.

Ai të bën të ndihesh e bukur nga brenda dhe jashtë.

Si partnerja e tij, një mashkull i duhur nuk e harron kurë të të bëjë të ndihesh e bukur. Ai nuk mjaftohet thjesht duke të thënë disa fjalë, por sigurohet që ato fjalë të mbërrijnë në zemrën tënde dhe të bëjnë të ndihesh mirë. Kjo nënkupton ndërveprimin e tij fizik dhe mendor me ty.

Ai të jep frymëzim.

Një mashkull i duhur zotëron karakter të fortë dhe të palëkundur. Kjo është arsyeja pse ai është një frymëzim me fjalët dhe veprat e tij. Ai nuk ndalet asnjëherë së të frymëzuari. Një mashkull i duhur e frymëzon femrën që ka në krahë për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.

Është mbështetës.

Një mashkull i duhur e kupton rëndësinë e mbështetjes dhe rehatisë që duhet t’i tregojë femrës së tij. Kjo nuk nënkupton vetëm pohimin e asaj çfarë ti i thua. Mbështetja nuk tregohet vetëm duke të thënë: “Po” për çdo gjë që ti i thua. Mashkulli yt duhet të të tregojë mbështetje në çdo mënyrë, jo thjesht duke rënë dakord për ato që ti i shpreh.

Të bën të ndihesh e mbrojtur dhe e sigurtë.

Mbrojtja dhe siguria janë element të rëndësishëm për çdo femër në një marrëdhënie. Është detyra e një mashkulli që të sigurohet se këto ndjesi janë të pranishme në marrëdhënie. Në kushtet e diçkaje të pazakontë, një mashkull duhet të çohet dhe ta mbrojë femrën e tij.

Ai duhet t’i bëjë “gjërat e vogla”.

Hapja e derës së makinës, ushqimi i fëmijëve, mbajtja e karriges në lokal derisa femra të ulet etj, janë veprimet që duhet t’i bëjë në mënyrë të padiskutueshme një mashkull. Ai nuk duhet të sillet asnjëherë sikur është tepër i zënë, por të ndalojë çfarë po bën dhe të realizojë gjeste të tilla përballë asaj që do.

Nuk abuzon asnjëherë me ty, apo me këdo tjetër.

Një mashkull i duhur nuk do të ishte asnjëherë abuziv me ty në asnjë aspekt, fizik, mendor apo emocional. Gjithashtu, ai nuk do të lejonte asnjë episod abuzimi me dikë tjetër pranë tij. Mashkulli i duhur do të përdorte fuqinë e karakterit të tij, intelektin, ndonjëherë edhe forcën për të zgjidhur konfliktet.

Qëndron pranë teje me përzemërsi.

Kur një mashkull i duhur e shpreh dashurinë e tij, ajo mbetet e fortë që nga ai moment. Pavarësisht rrethanave, një mashkull i duhur nuk do të hidhte asnjëherë poshtë, edhe në situatat më sfiduese. Ai nuk do ta braktiste asnjëherë detyrën e tij për të të qëndruar pranë.