Monday , April 19 2021

Pse tërmeti i sotëm ka lidhje me atë të 26 nëntorit 2019? Flet sizmiologu i njohur

Përveç një fṙike të vogël dhe kujtimeve të errëta të 26 nëntorit 2019, tërmeti i sotëm 4.1 ballë në veri të Ishmit në Durrës nuk  ka sjellë asnjë pasojë. Sizmiologu i njohur Edmond Dushi thotë se lëkundjet janë të zakonshme dhe nuk ka nevojë për panik. Sipas tij relaksimi tektonik i tokës do të dojë shumë kohë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ai pohoi se lëkundjet e mëngjesit të sotëm kanë lidhje me tërmetin e fuqishëm thuajse një vit më parë në 26 nëntor. “Relaksimi tektonik i tokës do të dojë kohë të gjatë. Këto tërmete çojnë në tërmete të formës së moderuar. Është një zonë e konsiderueshme në kuptimin e tektonikave, – tha Dushi për Report tv.

Ky tërmet në zonën lokale patjetër që është ndjerë. Është pak i cekët, në raport me pasgoditjet. Është një tërmet i moderuar dhe është vijimi i asaj që ka rënë në 26 nëntor të 2019″. Por a do të ketë më lëkundje të tjera. Sizmiologu Dushi deklaron: “Mund të ketë dhe shpërthime të kësaj energjie, por nuk mund ta përcaktojmë ku do jetë e radhës, as kohën dhe as epiqendrën e saj. Nuk ka nevojë për pαnik janë lëkundje të zakonshme”, shtoi eksperti.