Wednesday , January 20 2021

Soni Malaj rrëfen për herë të parë arsyen pse u nda nga Mirko, flet edhe për marrëdhënien e saj të re

Soni Malaj e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” bëri një rrëfim shumë të sinqertë rreth jetës së saj, duke nisur nga fëmijëria e kaluar në Tropojë e deri tek marrëdhënia me partnerin e saj aktual, Klevin. Soni nuk ju shpëtoi as pyetjeve për martesën e saj të parë dhe ndarjen me balerinin italian, Mirko.

 Arditi e pyeti këngëtaren nëse ajo ka pasur si qëllim të marrë pasaportën italiane nga martesa me Mirkon, pasi kjo gjë u fol gjatë disa vite më parë. Soni u shpreh se ajo nuk ka as letrat italiane, por vetëm vajza e saj ka pasaportën e shtetit fqinj.

Këngëtarja foli edhe në lidhje me ndarjen e bujshme dhe u shpreh se nuk ka pasur trαdhëti, por diçka më të madhe e të thellë. “Njerëzit kanë shumë ideale patriotike që më duken patetike tani. Nuk ka pasur trαdhti, janë disa gjëra të tjera që thellë-thellë janë më të mëdha”, – tha Malaj.

Ajo tha se me Mirkon ka një raport të mirë, që si fillim është krijuar për shkak të vajzës së tyre, Anës, por tashmë po përpiqen të krijojnë një marrëdhënie sa më korrekte, sepse duan apo nuk duan do të jenë gjithnjë pjesë e njëri-tjetrit.

Më pas Soni foli për marrëdhënien e saj me djalin nga Vlora, Klevin. Ajo tregoi se më të ka 6 vite e lidhur dhe se prej 1 viti bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.

“Me Klevin kemi 6 vite bashkë. E kemi marrë ngadalë marrëdhënien dhe pas 5 viteve ne vendosëm të bashkëjetonim. Bashkëjetojmë prej më shume se 1 viti. Ajo çfarë vlerësoj tek Klevi është se më ka pranuar me diferencat e mia, me të mirat e të këqijat dhe unë prapë i dukem e mrekullueshme dhe kjo me pëlqen shumë. Klevi vlerëson femrat që ja dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për një mashkull për t’i shtruar rrugën. Ai ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin”, – u shpreh Soni

“Është përfundimisht shpirti im binjak, pavarësisht se është nga Vlora”, – shtoi këngëtarja duke qeshur.