Sunday , April 18 2021

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Metalurgji, 3 automjete të përfshira. Ka të plagosur (Foto)

Një aksident automobilistik është regjistruar në mesditë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se tre makina janë përfshirë në aksident. Si pasojë ka të plagosur në gjendje të rëndë, pasi ka mbërritur ambulanca ë ka bërë transportimin në spital të personave të plagosur. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.  Të lënduarit janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti me lagështi. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.