Monday , April 19 2021

Biznes të suksesshëm; Kjo lule rritet në Shqipëri dhe kushton sa nje makine. Ja cila

Kush flet vetëm për bukuritë përrallore të Dumresë, me siguri nuk ka dëgjuar për shafranin, bimën më të kushtueshme në botë. Familja Elezi nga fshati Dëshiran është e vetmja që e kultivon “bimën e mrekullive” në Shqipëri. Ajo që nisi si një eksperiment përpara 10 vitesh, është kthyer për ta në një biznes të suksesshëm.

“Ka 10 vjet që ka fillu si eksperimet, por kam 6 vjet që e kultivoj. Deri tani jam i kënaqur. Problem mbetet vetëm tregu”. Nëntori dhe fillimi i Dhjetorit është periudha kur mblidhet pistili i luleve të shafranit. 1 kilogram shafran i pastër kushton rreth 15 mijë Dollarë, por për të kërkohen 140 000 lule të shëndetshme. Ndaj, familja Elezi ka punësuar edhe banorë të fshatit.

Shafrani apo “ari i kuq” përdoret në kulinari, kozmetikë apo për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Fara e mbjellë në Dumre është përzgjedhur nga zona e Acquila-s në Italinë qëndrore, por sot e gjithë bota e njeh si “Zafferano di Dumre”./Tv Klan