Friday , January 22 2021

Paralajmërimi i fortë i Rakacollit “Kjo javë vendimtare për shtimin e masave kufizuese”

Komiteti Teknik ka bërë bilancin e situatës në vend për shkak të koronavirusit. Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket një hapi për shtim të masave kufizuese. Ajo deklaroi se javën e ardhshme, duke parë ecurinë e rritjes së rasteve të reja dhe vďekjeve nga COVID, do të merret vendimi për masat.

“Na duhet një javë tjetër për të parë nëse do të vazhdojnë kjo qëndrueshmëri për të vlerësuar nëse duhet të vendosim masa të reja”, deklaroi Rakacolli.