Monday , January 18 2021
PERMBYTJE NE TIRANE - Nje vajze duke ecur prane nj kryqezimi te permbytur, ne zonen e 9 Katsheve ne Tirane. Reshjet e shumta te shiut, kane bere qe te permbyten shume akse rrugore dhe zona te ndryshme te vendit./r/n/r/nFLOODING IN TIRANA - A girl walk near a flooded road, in Tirana. Heavy rains have led to flooding at many road axes and different areas of the country.

Merrni masat, ja ç’pritet të ndodhë me motin në vendin tonë pas Italisë dhe Kroacisë

Gjatë ditës së nesërme, vendi ynë do të përfshihet nga një stuhi me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe erëra herë pas here të fuqishme nga jugu. Rrebeshet më të fuqishme priten në jug dhe jugperëndim të vendit, lokalisht edhe në shumë vise tjera, veçanërisht ne zonat bregdetare.

Reshjet shiu nesër priten edhe në Maqedoninë e Veriut sidomos pasdite.

Të enjten pritet mot pak më i qetë, por do të vazhdojë të jetë vranët dhe me riga lokale shiu veçanërisht në Shqipëri.

Edhe të premten dhe ditëve të fundjavës do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell si dhe shpeshherë edhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore priten reshje të herëpashershme bore.