Wednesday , January 20 2021

“Në oksigjen të gjitha moshat”. Shefja e Pediatrisë Infektive zbulon numrin e fëmijëve të prekur nga COVID

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Xhorxhina Kule teksa ka folur për situatën e krijuar nga COVID, ka bërë me dije se deri më tani janë kuruar nga Covid 70 fëmijë, ndërsa vijojnë të jenë të shtruar në spital 10 fëmijë të infektuar me Covid. “Kemi 10 fëmijë të shtruar tashmë me Covid por që nga fillimi e deri më tani numri i fëmijëve me Covid të shtruar në spital shkon deri në 70 fëmijë. Kemi parë që forma të rënda koronavirusi ka bërë dhe të moshat e reja dhe e njëjta gje vlen të thuhet dhe te fëmijët me bronko-pneumoni. Kemi pasur një rast fataliteti te një fëmijë me 16 muaj.

Në oksigjen janë futur të gjithë moshat duke filluar nga një muajsh ne kemi hospitalizuar deri në 14 vjeç, ne kemi pasur dhe një fëmijë të intubuar në repartin e terapisë infektive dhe fatmirësisht pati ecuri të mirë dhe u shërua. Terapia që përdoret te fëmijët është e njëjtë dhe me të rriturit, ne përdorim antibiotiko terapinë,  etj, ka dhe disa antibiotikë që ne nuk i përdorim në rastet e fëmijëve”, ka thënë doktoresha për ‘abcnews’.