Monday , April 19 2021

CERRIK/ Ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri. Mesazhi i kryebashkiakut Salla

Dritat e pemës së Vitit të Ri këtë vit në qytetin e Cerrikut për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga përhapja e Covid 19 nuk u ndezën si zakonisht në fillimin e Dhjetorit por janë ndezur mbrëmjen e kësaj të enjte, ku data shënon 10 Dhjetor .Nuk kishte si të ndodhte ndryshe .Si kudo edhe në këtë qytet dritat e pemës gjigante të vendosur në sheshin në qendër të Cerrikut janë ndezur mbrëmjen e kësaj mesjave edhe pse COVID-i e ka zbehur dukshëm entuziazmin që pushtonte te gjitha grupmoshat gjatë një momenti të tillë dhe të shumëpritur në prag të festave të fundvitit.

Në kushtet e Pandemisë të gjithë janë të prirur në respektimin e masave për ruajtjen e shëndetit. Dritat e pemës së Vitit të Ri në qytetin e Cerrikut janë ndezur vetëm nga 10 fëmijë të vegjël, aq sa lejon vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë .

Të vegjlit kënduan këngët e Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri, ndërkohë që kryebashkiaku i Cerrikut , Andis Salla në mesazhin drejtuar qytetarëve tha se viti që po mbyllet ka qenë një vit pazakontë dhe më i vështiri që nga koha e lindjes së këtij qyteti 68 vjeçar ,por pavarësisht situatës së Covid -19 bashkia e Cerrikut vendosi pa asnjë hezitim zbukurimin e qytetit që i madh e vogël të gëzojë si zakonidht edhe këtë fundviti.

Salla tha më tej se të gjithë duhet të japim mesazhe shprese dhe optimizmi .Vërtetë jemi një qytet i vogël por gjallëria dhe entuziazmi nuk mungon si në ditët e vështira ashtu dhe në ditët e gëzimit. Për shkak të protokollit të pandemisë në këtë ndezje të dritave të festave në mesazhin e tij drejtuar banorëve të Cërrikut ,kryebashkiaku Andis Salla tha se ndezjen e dritave u kemi lënë 10 vogëlushëve aq sa është numri që lejohet në çdo aktivitet në kushtet e Pandemisë.

Duke ju uruar festat Salla inkurajoi bashkëqytetarët e tij cërrikas për të manifestuar mes njëri tjetrit më shumē dashuri, mirësi e solidaritet.