Thursday , January 21 2021

Gjenden të pajetë dy vëllezër, ishin larguar nga shtëpia 3 ditë më parë

Dy vëllezër janë gjetur të vṙarë në fshatin Zvirinë në Maliq. Mësohet se dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31 vjeç, banues në Pogradec, kanë humbur jetën si pasojë e aṙmës së zjarrit, ndërsa prej 3 ditësh ishin larguar nga banesa e tyre në rrethana që nuk dihen ende.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”,  janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të aṙmës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.