Tuesday , January 19 2021

Meri, vajza nga Elbasani që merr pjesë te ‘Love Story’ flet për raportin me djalin më të përfolur të momentit dhe zbulon dicka për veten

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në Tv Klan u shoqërua me emocione të shumta, teksa nuk munguan surprizat, debatet dhe tensionet mes konkurrenteve. Meri është një nga vajzat që është cilësuar si më e bukura në “Love Story” nga publiku. Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, më autore Ilda Lumanin, bukuroshja nga Elbasani ka folur pak më shumë për jetën e saj, Saimirin dhe raportin që ka me vajzat e kastit.

“Unë kam përfunduar vetëm gjimnazin dhe për pak kohë i jam përkushtuar modelingut. Tani mendoj që në një të ardhme të afërt të nis sërish studimet e larta për arkitektur, gjë që unë e praktikoj edhe në shtëpi në kohë të lirë. Merrem me skica dhe duke studiuar disa informacione në internet. Kam 3 vite që merrem me modeling.

Deri para pak kohësh kam qenë pjesë e një agjencie, e menaxhuar nga dikush dhe tani jam shkëputur. Dëshiroj që ta provoj vetë këtë karrierë. Modelingun unë e ushtroj jashtë. Kam pasur disa kontrata disa mujore jashtë Shqipërisë, ndërsa brenda nuk më ka pëlqyer”,- është shprehur Meri.

Si është Meri në raport me meshkujt jashtë programit?

Kjo Meri që ti ke përballë, kjo jam dhe jashtë. Kjo vajza e turpshme, e ndrojtur që nuk flas shumë dhe në raport me meshkujt e tjerë e kam pasur të vështirë duke qenë se dhe unë jam tip i vështirë, nuk përshtatem lehtë me njerëzit.

Ke pasur një histori dashurie që gjithsesi do ta kujtosh për mirë?

Kam pasur një lidhje por nuk u dashurova asnjëherë.

Mendon se Saimiri është mashkulli që mund të dashurohesh?

Them se po. Sepse deri tani me aq sa kam njohur nga Saimiri deri diku më përshtatet mua. Më pëlqen serioziteti i tij, në të njëjtën kohë ka edhe humor. Më duket i drejtë, i sinqertë, më pëlqen qëndrimi që ka. Tregon që është një mashkull i vërtetë.

Të pëlqen se si është sjellur edhe me vajzat e tjera? E gjykon?

Jo nuk e gjykoj sepse kjo është zgjedhja e tij. Mua më pëlqen se si sillet me mua. Unë deri tani e kam fituar respektin e tij dhe kjo më mjafton.

Mendon se Saimiri do dojë të njohë të gjitha vajzat për t’u rikthyer sërish tek ti?

Mendoj se të gjitha vajzat do ta kenë mundësinë për një takim me Saimirin dhe për mua nuk do të bënte problem nëse nuk do ta kem një takim tani afër. Të gjitha vajzat e kanë atë të drejtë. Mjafton që të jem pjesë ende e këtij rrugëtimi.

Ti je bërë mikeshë me binjkate? Pse?

Unë ka raporte të mira me të gjitha vajzat këtu, por me binjkat kemi pasur më shumë afrimitet me njëra-tjetrën pasi kemi kaluar më shumë kohë bashkë dhe disa nga mendimet tona përputhen.

Çfarë mendimi ke ti për deklaratat e tyre që krijuan debat?

Këto janë mendimet e vajzave kështu që unë nuk mund t’i gjykoj në mendimet e tyre. Unë jam një person që nuk më pëlqejnë debatet. Më pëlqen më shumë të qëndroj larg dhe të përpiqem të qetësoj këto situata./tvklan/