Sunday , April 18 2021

Rama firmos dorëheqjen e Sandër Lleshajt? Ministri jep dorëheqjen

Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm pas prostestës së dhµnshme nga të rinjtë shqiptar për Klodian Rashën. Ky informacion nga burimet jozyrtare pritet të konfirmohet në orën 18:00 kur kryeministri Rama do të mbajë një konferencë për shtyp për humbjen e të riut në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime kryeministri Rama ka firmosur largimin e Lleshajt nga detyra.

Dyshohet se 3 emrat e lakuar që mund ti zënë vendin janë Adnor Shameti, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali. Kjo e fundit është edhe më e lakuara në korridoret e ministrisë si pasuese e Lleshajt./albeu