Sunday , April 18 2021

Humb jetën pas betejës me COVID-19 ish-rektori i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’

Një lajm i hidhur është bërë më dije ditën e sotme ku ka humbur jetën pedagogu dhe ish-rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, prof.dr Jani Dode.  Pedagogu ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua, ku nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin.

Dode është zgjedhur rektor i universitetit të Elbasanit në vitin 2000, ndërsa njihej si personalitet i shquar i arsimit në qytet. Për humjen e jetës së prof.drJani Dode ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e thella për familjarët e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e përkushtuar.” ka thënë kryebashkiaku i Elbasanit.