Sunday , April 18 2021

Procedura e marrjes së recetës dhe rimbursimi i barnave për Covid 19, pa takuar mjekun

Të infektuarit me Covid që trajtohen, që kanë simptoma të lehta ose të moderuara, u rimbursohen ilaçet përmes mjekut të familjes, prej rreth një muaji. Mjeku Bujar Mema, i cili shërben në Qendrën Shëndetësore nr.9, tregon hap pas hapi procedurën e rimbursimit të barnave. Ai sqaron se pasi pacienti rezulton pozitiv, mjafton që të telefonojë mjekun e familjes për trajtimin, i cili më pas përzgjedh ilaçet që i duhen.

Receta gjenerohet online dhe me kodin përkatës, familjarët e pacientit i marrin barnat në farmaci, me rimbursim të plotë nga shteti.