Sunday , February 28 2021

Elbasan/ Aksident te ura e Shkumbinit, përplasen makinat

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në Elbasan,  në vendin e quajtur ura e Shkumbinit. Mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të plagosur por vetëm dëme materiale. Nuk munguan edhe radhët në trafik. Paraprakisht dyshohet për një parakalim të gabuar nga drejtuesi i mjetit tip ‘Volvo’ me targa AA 726 XO, që mendohet se shoferi ka qenë edhe në gjendje të dehur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.