Monday , April 19 2021

“Ka kamera, i kanë kap aty”. Nëna rrëfen tmerrin e 5 ditëve për djalin e saj: 112 më vinte vetëm muzikë por…

Një nënë prej 5 ditësh ka rrëfyer me hidhërim për Abcnews pritjen e ndonjë lajmi për djalin e saj. “Nuk kam fjalë. Kam pritur çdo minutë, nuk kam fjetur as natën. Thoja kur do të gdhihet të shkoj edhe një herë të marr informacion. Kam qenë duke u dridhur më ka dalë trupi jashtë kontrollit.”

Mbrëmjen e së enjtes, policia sipas saj i ka arrestuar të birin 18-vjeçar së bashku me dy shokët e tij , padrejtësisht, në dalje të qendrës tregtare, pranë parlamentit. Ajo pretendon se nuk kanë qenë pjesë e protestës.

“Çdo gjë është e filmuar, ka kamera. I kanë kap aty. Nuk ka qenë fare. Nëse do të ishte do ta pranoja, ka të drejtë edhe ai të protestojë për diçka që e quan të padrejtë.”

“I kam marrë të gjitha rajonet me radhë. 112 më vinte vetëm muzikë. I kam bredhur të gjitha rajonet duke parë emrin në listë. Thashë, tani, ose në spital ose në rajon diku do ta gjej. E gjeta tek rajoni numër gjashtë…”