Tuesday , January 19 2021

Për t’u mbrojtur nga Covid-19 a duhen larë dhe trupi njësoi si duart? Ja përgjigja e OBSH-së

Që nga fillimi i pandemisë i kemi kushtuar shumë vëmëndje larjes së duarve dhe dezinfektimit të tyre. Por a duhet të bëjmë t ënjëjtën gjë dhe me trupin? Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të bërit banjë nuk luan asnjë rol në parandalimin e infeksionit me COVID-19, pavarësisht pretendimeve se një dush i nxehtë të forcon imunitetin apo rrit temperaturën për të shkatërruar bakteret.

Megjithatë, nëse keni qëndruar jashtë nuk është aspak një ide e keqe të bëni një dush sapo të futeni në shtëpi. Virusi COVID-19 transmetohet nëpërmjet syve, hundës dhe gojës.

Pra ju nuk do të sëmureni nëse jeni ulur në gjunjë në një sipërfaqe të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, nëse ju prekni gjurin dhe më pas hundën, atëherë po mund të infektoheni.

Prandaj larja e plotë e trupit rekomandohet nëse nuk zbatoni distancim fizik ose nëse qëndroni shumë në ambiente të hapura e me njerëz. Ekspertët rekomandojnë që jo vetëm të bëni dush pas futjes në shtëpi por edhe të lani rrobat.