Monday , April 19 2021

Çfarë e përloti ‘Live’ balerinën e njohur? Enada Hoxha kërkon ndjesë publike, ja përse!

Enada Hoxha Vaso ishte e ftuar në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku foli për projektet e saj më të fundit dhe jetën familjare. “Tirana Mes kryeqyteteve’ është projekti që risjell çiftin Enada dhe Gerd Vaso. Ajo tha se tashmë që teatrot dhe skenat janë të mbyllura, natyra është një gjetje për të sjellë materiale të bukura.

Ermali gjatë momentit të rubrikës “Reflektim” e pyet se “kur e ke tepruar dhe e ke lënduar Enadën”?

“E di kë lëndoj unë, që sot do t’i kërkoj ndjesë…. (qan) tim atë! Në fillimet e mia më thonin goca e Gencit, tani e tutje thonë “ti je babai i Enadës”.  Ai e përjeton me kaq lumturi këtë gjë dhe e shpreh me një dashuri dhe ekzaltim, kurse unë e kam kaluar me ftohtësi se më duket sikur mburrem. E kam lënduar se ma vuri në dukje duke më thënë se “nuk më tregon me imtësi çdo event që bën”. Por po ia them publikisht: Të dua fort ba!