Wednesday , January 27 2021

Publikohet projekti i Auto Moto Parkut të parë në Shqipëri. A do jetë Elbasani qyteti ku do të ndërtohet? (Foto)

Pak javë më parë u hodh një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike! DPSHTRR zhvilloi konsultën e parë teknike virtuale mbi projektin e “AutoMoto Park Albania”, në të cilën morën pjesë edhe Presidenti i Auto Club Albania, Z.Niko Leka dhe Sekretari i Përgjithshëm i Auto Club Albania, Z.Eridon Lameborshi. ACA si anëtare dhe përfaqësuese e FIA-s në Shqipëri, ka shprehur mbështetjen maksimale ndaj këtij projekti.

“Vijon puna në Njësinë e Investimeve të DPSHTRR për projektin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar.

Zona kandidate, në Krastë të Elbasanit është drejt konfirmimit përfundimtar!

Në ditët në vijim do të prezantohet edhe projekti i plotë. Elbasani Auto Moto Park do të jetë një destinacion i rëndësishëm fundjave dhe jo vetëm, do të krijojë dhjetra vende të reja pune dhe do të ndryshojë tërësisht zonën përreth.

#ElbasaniqëDuam-shkruan Balla ne facebook.