Sunday , April 18 2021

Taulant Balla Ministër i Brendshëm? Ja kur pritet të merret vendimi

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si ministër i  Brendshëm për shkak të ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë, ku Klodian Rasha mbeti i vrarë nga një efektiv policie, duket se nesër do marrë fund edhe dilema se kush do ta zëvendësojë atë. Burime për Decript.al bëjnë me dije se Kryeministri Rama pritet që ditën e nesërme të zyrtarizojë edhe emrin e ministrit të ri të Brendshëm, i cili do të zëvendësojë Lleshajn.

Shumë emra janë përfolur duke filluar që nga Etilda Gjonaj, Fate Velaj, madje edhe mes radhëve të opozitës jashtëparlamentare është diskutuar se mund të gjendet zëvendësi i Sandër Lleshajt. Një burim nga selia rozë tha për Descript.al se më i kuotuari për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, është Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.

Emri i Ballës për postin e Ministrit të Brendshëm është diskutuar shumë herë, por pa u konkretizuar me emërimin e tij në këtë detyrë. Megjithatë, emri i ministrit të ri pritet të zbulohet nesër, në mbledhjen e qeverisë.

/Descript.al/