Sunday , January 24 2021

Manastirliu njofton: Testimet e shpejta në Elbasan, në kohë reale dhe të sigurtë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Elbasan. Manastirliu ka lajmëruar se në Elbasan ka nisur edhe kryerja e testimeve të shpejta, për të rritur aksesin në kohë reale dhe të sigurtë. Sipas saj, forcohen kapacitetet për gjurmimin.

“Me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ku ka nisur kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt. Forcojmë kapacitetet për gjurmimin, testimin dhe hetimin epidemiologjik nga ekipet e palodhura të epidemiologëve në çdo cep të vendit”, shprehet Manastirliu.

Me testet e shpejta përgjigjja del për 30 minuta duke shkurtuar në maksimum përgjigjen për qytetarët. Baza e testeve të shpejta të antigenit është siguria dhe efikasiteti.