Friday , January 15 2021

Aktorja e humorit, Marjana Kondi rrëfen historinë me Covid-19: Më kërkoi 70 mijë lekë për të bërë gjilpërën

Edhe Marjana Kondi ka një histori të re për të rrëfyer në lidhje me Covid-19. Ajo ishte e ftuar në “Historia ime” në Tv Klan, nga ku rrëfeu eksperiencën me virusin. Ajo tha se telefonoi disa mjekë pasi mësoi se u infektua. Mjekun e parë e telefonoi Pëllumb Piperon, por ai nuk ia hapi. Mori një mjeke tjetër, e cila i sugjeroi shumë mjekime, duke e hutuar dhe më shumë aktoren.

 Përveç recetës që do i jepte me ilaçe për t’i marrë në farmaci, mjekja i tha që do të të japim dhe biletën për të ikur në Romë për t’u kuruar së bashku me pacientët e tjerë. Aty ia mbylli telefonin duke e sharë. Më pas merr mjeken e tretë në telefon, e cila i kërkonte 70 mijë lekë për t’i bërë gjilpërën.

“Mora telefonatën e dytë dhe ajo fantastike. Ajo bënte llogaritë, 70 mijë lekë do m’i japësh mua, më tha. I thashë pse të t’i jap ty? Po do m’i japësh mua, sepse unë do vij të të bëj gjilpërën tha, paradite dhe pasdite. I thashë po ti si do vish, do vish si ato astronautët me ato veshjet? Po, tha. Sa tha ajo këtë fjalë, i thashë ik mos ta… e ja mbylla telefonin.

E përshëndeta. E thashë obobo çfarë do bëj. Kam shtëpinë afër klinikës gjermane dhe nuk më shkonte mendje që sa të vinte 127 të shkoja ta bëja. Ika vura një kapele në kokë që të mos më shikonin njerëzit se më dukeshe sikur më shikonin të gjithë mua dhe unë isha me Covid dhe më thonin si ka mundësi që del kjo. Shkova atje, bëra tamponin e më tha je me Covid.”