Sunday , April 18 2021

Erion Dasho e zbulon publikisht: Në Ministri dhe në Komitetin e Ekspertëve… “Si qëndron e vërteta?”

Eksperti i njohur i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka shkruar në një status në Facebook për “strategët e një lùfte të humbur.” Ai zbulon se si është e vërteta e situatës së shkaktuar nga COVID 19 në vendin tonë dhe ç’po bën në të vërtetë qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve.

STATUSI I FUNDJAVËS, 19.12.2020/STRATEGËT E NJË “LÙFTE” TË HUMBUR

Pasi ju dogj karta e “vendit me numrin më të ulët të vďekjeve”, ministria dhe komiteti anti-COVID nuk kanë pushuar së kërkuari argumentet e radhës që duhen për të bindur shqiptarët se gjthça po shkon vaj, se ata dhe të afërmit e tyre nuk po sëmuren dhe nuk po vďesin nga COVID dhe se financat e tyre nuk po rrënohen duke blerë gjithçka vetë nisur nga testet dhe duke përfunduar tek bombolat e oksigjenit apo çarterat e Turqisë.

Përveç demagogjisë me testet e shpejta dhe rendjes pas vaksinës iluzive (ku vetë kryeministri mori rrugët e botës, duke u shndërruar në një personazh qesharak), një nga frazat klishe që dëgjohen më shpesh është “kemi një strategji”! Sipas ministres, zëvendësministrave dhe komitetsave kjo administratë ka patur ose ka për gjithçka një strategji!

Strategjia e impaktit, strategjia e rihapjes, strategjia e çeljes së shkollave, strategjia vjeshtë-dimër, strategjia e testimit dhe strategjia e vaksinimit janë vetëm disa nga dokumentet që tunden me krenari në foltore, emisione televizive dhe konferenca shtypi nga aparatçikët e qeverisë dhe takëmi i servilëve rreth tyre.

Por si qëndron e vërteta?

Në ministri dhe komitet paaftësia është ulur këmbëkryq. Jo strategji, por as një udhëzim për të qenë nuk janë në gjendje të hartojnë militantët e mbledhur rreth ish-informaticienëve dhe ish-kimistëve të dështuar që kanë tetë vjet që drejtojnë ministrinë. Ministria e shëndetësisë sot ka vetëm dy mjekë të punësuar, një prej të cilëve (specialist i nderuar) ka mbushur tashmë moshën e pensionit dhe vazhdon të kontribojë në formë sadakaje i rrethuar nga një det paaftësie.

Ato që aparatçikët dhe komitetsat quajnë “strategji”, në fakt janë ca shkresa të përkthyera shkel e shko nga anglishtja, gjermanishtja, madje edhe nga kinezçja. Në “strategjitë” dhe “protokollet” që u tunden para syve të shqiptarëve çdo natë janë përmendur edhe institucione të mjeksisë tradicionale kineze, duke u bërë objekt tallje e humori midis ekspertëve të vërtetë të fushës.

Por ajo që i ka karakterizuar të gjithë “strategjitë” e ministrisë dhe komitetit ka qënë fakti se asnjë rresht i shkruar në to nuk ka parë dritën e zbatimit. Gjithçka ka nisur dhe ka mbetur në letër. Nuk mund të përkthesh dokumente të OBSH-së dhe të mos kesh të gdhendur në to “mantrën” tashmë të stërnjohur testo-gjurmo-trajto! Mjafton niveli afrikan i testimit dhe gjurmimit si dhe sistemi kaotik i trajtimit për të rrëzuar çdo “strategji” të pretenduar anti-COVID të qeverisë shqiptare.

Mbi të gjitha, mjafton të shohësh sot shtëpitë e shqiptarëve të kthyera në spitale të improvizuar, mijëra vďekjet (ku 1 mijë vďekjet e raportuara përbëjnë vetëm majën e ajsbergut) dhe mbi 100 milionë dollarë të shpenzuar nga xhepat e qytetarëve, për të kuptuar se “strategët” kanë dështuar me turp.

Në fakt, “strategjitë” e sotme të ministrisë dhe komitetsave janë reminishenca të “pllaneve” Ƅombastike dhe megalomane me të cilat shqiptarët u mashtruan 45 vjet rresht. Madje erdhi një kohë kur në vend të bukës servireshin “pllanet” që arritën të mashtronin deri edhe OBK-në që akordonte çmimin e ushqimit për një popull në uri. E njëjta gjë po ndodh sot me historinë dikur tragjike që po përsëritet si tragjiĸomedi. Rezultati fatkeqësisht është i njëjti, me diktatorucë megalomanë që jetojnë në një botë iluzive dhe një popullatë që vuan dhe vďƄes.

Vetëm se kësaj here, kur epidemia të ketë kaluar, sigurisht që autorët e saj, të ashtuquajturit “strategë”, do të thirren të japin llogari për dëmet e jashtëzakonshme që i kanë shkaktuar jetës, shëndetit dhe ekonomisë së qytetarëve shqiptarë!