Sunday , April 18 2021

“Mendova se kaq e pati fejesa”, Ermali kujton ngjarjen me të atin ditën kur i kërkuan dorën Amit

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë vite të martuar bashkë dhe sa herë që janë të ftuar në intervista ata kanë gjithmonë për të treguar diçka për marrëdhënien e tyre. Ditën e sotme Ermali ishte i ftuar në rubrikën “N’Fermë” dhe ka rrëfyer një moment të sikletshëm gjatë fejesës së tij me Amin.

Aktori tha se babai i tij është një nga njerëzit më me humor që njeh dhe ndoshta prej tij duhet ta ketë të trashëguar edhe këtë pjesë të karakterit. Ermali tregoi se gjatë momentit që ata ishin duke i kërkuar dorën Amit, babai i tij ka bërë një shaka, që në fakt i ka trembur të gjithë.

“Kur shkuam tek shtëpia e Amit, para se të futeshim i them babit “Përpiqu mos të bësh shumë humor “, se ishte takimi i dytë dhe mos të lëmë nam. Dhe sa erdhi momenti ku po rrinim dhe po bënim muhabet, kur Ami kishte marrë shamampanjën edhe sa po hapte shampanjën vetëm kur i thotë babi im: ‘Mos e hap atë shampanjë’. Mos thashë unë m’u prish fejesa dhe u tmerruan vjehrri me vjehrrën. Dhe tha pastaj: ‘Po unë nuk po shoh gotat’”, tregoi Ermali duke qeshur.