Thursday , January 21 2021

Ulen shifrat e të prekurve me COVID, ppor shtohen humbjet e jetëve. 2 viķtima në Qarkun e Elbasanit/ Përditësimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID-19, të vendosin maskën  mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën  personale. Një thirrje tjetër është që të festohet brenda familjes tuaj të vogël, vetëm në këtë mënyrë mund të kemi festa të shëndetshme dhe të parandalojmë përhapjen e virusit të padukshëm. Festoni brenda familjes tuaj të vogël, vetëm në këtë mënyrë mund të kemi festa të shëndetshme dhe të parandalojmë përhapjen e virusit SARS-COV2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 1927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 461 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,121 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (20 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         461

Të shëruar në 24 orë      290

Të shtruar në spitale      391

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              1927

Testime totale            238,715

Raste pozitive            53,003

Raste të shëruara      28,121

Raste Aktive               23,794

Humbje jete               1088

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12801

Fier  1734

Durrës  1340

Shkodër    1337

Vlorë      1119

Korçë    1102

Elbasan  981

Berat  962

Lezhë  939

Gjirokastër  565

Kukës  487

Dibër  427

Top Channel