Sunday , January 17 2021

Autorja e spektaklit “Për’Puthen” i plotëson dëshirën publikut, zbulon surprizën e madhe

“Për’Puthen” është kthyer këtë vit në programin më të komentuar. Me një audiencë të madhe, “Për’Puthen” duket se ka arritur të kthehet në një sukses të vërtetë dhe të mbajë mbërthyer pas ekranit të gjithë publikun nga e hëna në të premte. Mirëpo, autorja ka zbuluar se pas shumë kërkesash nga publiku dhe duke parë ecurinë e programit, ka vendosur që viti 2021 të vijë me një risi.

“Do ta them për gazetën Shqip për herë të parë. Më datë 3 janar në orën 21:00, ne startojmë “Për’puthen prime” një program, ku do të do të ketë ekskluzive të javës, përmbledhje, të ftuar,etj, për të mos i zbuluar të gjitha tani. Një format prime time dhe mund të them se ky është plotësimi i dëshirës së shikuesve tanë pasi gjatë gjithë kohës na e kërkojnë “Për’puthen” në fundjavë. Kështu që “Për’puthen” do vijë të dielën në orën 21:00 me premierën e datës 3 janar.,” është shprehur ajo.