Thursday , January 21 2021

“Lokalet mbyllen pas orës 20:30”, pronari i restorantit i kthehet ashpër Manastirliut: Po, Zonja ministre, po…

Pronari i një lokali dhe drejtuesi i një emisioni gatimi, Arvin Kita i është kthyer ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas vendimit që qeveria mori për kufizimin e orarit të lëvizjes. Në vendim thuhej se lokalet, baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 20:30. Mirëpo, Arvin Kita nuk është aspak dakord. Sipas tij, pronarët e lokaleve paguajnë çdo detyrim ndaj shtetit pa asnjë tolerim dhe po punësojnë njerëz.

Postimi i plotë:

Po Zonja Ministre, Po!

Si te thoni dhe te urdheroni! Ne oren 20:30 te mbyllemi?! Si ta keni Ju per mbare e per mire!

Rrofte Keshilli i Eksperteve dhe masat shtrenguese qe parandalojne perhapjen e Covid, i cili u perhapka pas ores 20:30….

Nuk do ishte me e sakte te ushtronit kontrolle aty ku mund te shkelen rregullat, se sa te na “ulni qepenin” per te gjithe Ne qe jemi aorta kryesore e ekonomise te vendit. Jemi Ne qe kemi tendosur nervat dhe po shtrengojme rripin per muaj e muaj…

Jemi Ne qe po paguajme kokerr me kokerr cdo detyrim ndaj Shtetit, pa asnje tolerance. Jemi Ne qe po punesojme dhe po aftesojme njerez qe me kete pune mbajne Familjet dhe iu shmangen veseve.

Por jemi Ne, qe si grup interesi nuk u ftuam kurre as nga Ju Zonja Ministre, as nga Keshilli i Eksperteve.

Ne nuk lypim dicka dhe tani e duam Shtetin ne arken e te cilit kemi dhene e jemi kontribues te mirfillte!

Sepse jemi edhe Ne nder ta qe i japim vlere e nderojme Ate Flamur qe keni Ju ngjitur ne foto!/descript