Saturday , January 23 2021

Si mund ta përdorni kafenë si një test për Covid?- Mjafton vetëm një…

E dashur prej kohësh për aromën, rritjen e neuroneve, si dhe për ndjesinë që ‘po nis një ditë të re’, kafeja tashmë po përdoret në të gjithë globin, si mjet diagnostikimi për të frenuar përhapjen e Covid. Në një literaturë shkencore, studiuesit tregojnë disa lloje kafesh që mund të përdoren si test ndaj koronavirusit. Përmes nuhatjes mund të zbulosh nëse ke Covid, thonë studiuesit, të cilët e lidhin me aromën e veçantë që ka kafeja, nëse nuk arrin dot të ndjesh aromën, gjasat janë që të jesh infektuar.

CDC amerikane e rendit tashmë humbjen e nuhatjes apo të njohur si anosmia si një nga simptomat më të zakonshme të koronavirusit. Rreth 50% deri në 80% e të infektuarve me koronavirus kanë vuajtur nga anosmia.

“Një nga gjërat që mund të bëhet shumë lehtë, mjaft objektivisht në shtëpi, është të marrësh një kafe të bluar dhe të shohësh se deri në sa largësi mund të nuhasësh.”

Sigurisht, nuhatja e kafes nuk është një shkencë e përsosur dhe nuk duhet ngatërruar për një test të ligjshëm mjekësor. Humbja e nuhatjes është shumë specifike për COVID-19, por jo të gjithë të infektuarit raportojnë humbje të nuhatjes.