Sunday , April 18 2021

GraƄiten tabletat e shkollës Kostandin Kristoforidhi në Elbasan

Ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka akuzuar qeverisë se ka dështuar me fondin prej 3.5 milionë eurove që do të shërbenin për dixhitalizimin e shkollave dhe tabletat që do të mundësonin mësimin online dhe mungesa e tyre sipas Boçit ka bërë që ato të marrin dije të cunguara dhe të rrisë në mënyrë alarmante analfabetët funksionalë. Gjithashtu sipas deputetit tabletat e dhëna  për gjimnazit Kostandin Kristoforidhi u gŗabitën pa hyrë fare në shkollë.

Boçi mori shembull dy gjimnaze në Elbasan, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri”, ku sipas tij po vuajnë mungesën e klasave dixhitale dhe tabletave dhe sot nuk ka as mësim online. Boçi shprehet se Rama nuk i mban premtimet, por kjo gjë do të ndryshojë sapo PD të vijë në pushtet, e cila do të sjellë një shpresë të re për vendin.

“Të enjten, fëmijët do të mbyllin një semestër shumë të vështirë. Mësimi i shkurtuar i këtyre 3 muajve ka dëmtuar mundësinë për një arsimim më të mirë.  Çfarë vjen më pas nuk dihet. Pasiguria është prezente, për shkak të pandemisë, por ajo që e rëndon akoma më shumë situatën me arsimin është paaftësia e plotë e qeverisë për t’u siguruar nxënësve mësim normal online. 

Në mandatin e tij të parë Edi Rama premtoi “një transformim radikal të arsimit” përmes projektit 3.5 milionë dollarë të dixhitalizimit të shkollave. Si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky rezultoi një gënjeshtër, një máshtrim. 3.5 milionë dollarët janë përdorur, por dixhitalizim të shkollave nuk kemi. Si mijëra të rinj të tjerë, edhe nxënësit e dy gjimnazeve kryesore të Elbasanit, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri” po vùajnë sot paaftësinë e qeverisë, të miksuar me vjedhjen. 

Të dy gjimnazet ishin të destinuar për të përfituar nga projekti 3.5 milionë euro me klasat dixhitale dhe tableta për nxënësit, por ato u voďhën dhe nuk mbërritën asnjëherë në destinacion. Sot nuk kemi as dixhitalizim të mësimdhënies, as inovacion në arsim, nuk kemi as mësim online, por vetëm mësim të cunguar që ka rritur në mënyrë alarmante analfabetët funksionalë.  Në gjimnazin DHASKAL TODRI, sikurse ka ndodhur dhe në të gjithë Shqipërinë, klasat digjitale nuk funksionojnë prej vitesh, sepse 3.2 milonë eurot avulluan rrugës. Ndërsa tabletat nuk dihet ku janë, por dihet që ato nuk arritën asnjëherë në dorë të nxënësve.

Shembulli më tipik dhe njëherazi me banal i hajďutërisë së pushtetit ka ndodhur me gjimnazin tjetër Kostandin Kristoforidhi. Tabletat e dhëna  për këtë gjimnaz u gŗabitën pa hyrë fare në shkollë e askush nuk mbajti përgjegjësi. Jo vetëm që nuk kanë klasa dixhitale, por dhe internetin për laboratorin e vetëm të IT e paguajnë sot nga xhepat e prindërve të tyre. Kështu ndodh në pothuajse të gjitha shkollat e vendit.

Pandemia nxori në pah këtë máshtrim dhe dështim të madh të Edi Ramës me arsimin.  Prej 7 vjetësh, kryeministri në ikje numëron vetëm dështime. Është përgjegjësi kryesore e tij dhe e qeverisë së tij përse nxënësit nuk kanë sot as kushtet minimale për të mësuar online apo për të patur një mësim cilësor.

Shkollat sot nuk kanë platforma të dedikuara, nuk kanë klasa dixhitale, nuk kanë laboratorë modernë, sepse Edi Rama nuk i mban premtimet. Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie janë nxënësit, është arsimimi i tyre. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Edi Rama është gjithnjë e më shumë dështime. Është koha për ndryshim! Qytetarët e duan atë! Ne, Partia Demokratike, do të sjellim ndryshimin dhe një shpresë të re për Shqipërinë, tha Boçi.