Sunday , February 28 2021

Namik Dokle zbulon se çfarë i ndodhi në treg, revoltohet ish-deputeti. “Në bazë të analizës, jeni me COVID”

Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka treguar një episod shqetësues që i ka ndodhur teksa kishte dalë për të blerë fruta-perime. Përmes një mesazhi, Dokle ka zbuluar bisedën mes një gruaje dhe blerësi tjetër. Gruas, që rezulton se ishte me COVID, i vjen në celular një sms dhe duke qenë se nuk shikonte mirë, ajo i kërkon një qytetari që kishte ngjitur, që t’ia lexojë.

Por çfarë shkruhej në mesazh?

“Në bazë të analizës që keni bërë, rezultoni pozitiv me Covid-19”, është mesazhi në inboxin e zonjës, e cila edhe pse kishte dyshime për COVID kishte dalë lirshëm në qytet.Mungesa e përgjegjësisë e ka revoltuar ish-deputetin, i cili shtron pyetjen: Çfarë t’u thuash njerëzve të tillë.

“Shkon tjetri të blejë ca fruta dhe perime. Gjen aty edhe blerës të tjerë. Njerës prej tyre i tringellin celulari. Ajo ia jep blerësit që ka më afer dhe i thotë: Me erdhi një mesazh, ma lexo se nuk e shoh mirë, – dhe ia lëshon celularin në dorë. Dhe ai lexon: Në bazë të analizës që keni bërë , rezultoni pozitiv me covid-19! Çfarë t’u thuash njerëzve të tillë?!”, shkruan Dokle.