Sunday , April 18 2021

Sapo kaloi covid/ “Nuk mund të rrezikoj sërish shëndetin” Manjola Nallbani merr vendimin e rëndësishëm

Ka nisur mbrëmjen e djeshme edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës të Radio Televizionit Shqiptar, organizimi i të cilit sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte ndikimit të pandemisë. Këtë vit, ndryshe më parë, skena gjigante e Pallatit të Kongreseve është zhvendosur në ambient të hapur, në sheshin “Italia”. Faqja e RTSH-së ka njoftuar se në garë do të jenë 25 krijime muzikore, ndërsa fillimisht u prezantuan 26. Kjo pasi Manjola Nallbani është tërhequr nga gara. Në një prononcim për ”Anabel”, këngëtarja ka konfirmuar lajmin dhe ka zbuluar arsyen pse mori këtë vendim.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja, e tërheqjes nga gara është, që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, -është shprehur ajo.

Nata e dytë e festivalit pritet të mbahet mbrëmjen e sotme, kur këngët do të prezantohen në një formë tjetër, akustike. Ndërsa ajo finale do të mbahet më 23 dhjetor.