Thursday , January 28 2021

Zgjedhjet e 25 prillit, Monika Kryemadhi kandidon në Elbasan, por edhe ne…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se do të kandidojë në të paktën dy qarqe në zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi u shpreh se do të kandidojë në Elbasan dhe në Fier, gjatë një interviste për Vizion Plus. “Fier, Elbasan me kodin e ri e kam të garantuar që do kandidoj. Elbasanit i kam një borxh dhe Fierit dua t’i jap një mundësi.”, tha kryetarja e LSI-së.

Sipas Kodit të Ri zgjedhor, kryetarët e partive politike mund të kandidojnë në 4 zona zgjedhore.

Komisoni i Venecias ka bërë kritika sa i takon kompromisit të arritur në Parlament, që do të lejojë kandidimin e kryetarëve në 4 zona zgjedhore.