Sunday , January 24 2021

Është apo jo në gjendje të rëndë nga koronavirusi? Sqarohet e vërteta rreth Bujar Qamilit

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi në media lajmi se këngëtari Bujar Qamili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid-19. Qamili në fakt ka disa ditë që qëndron në spital, por lajmet e sotme janë të rreme. Miku i tij Ramazan Çeka ka treguar të vërtetën rreth gjendjes së këngëtarit.

“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, mashtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga covidi. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë.Është si kokrra e mollës. Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë,” është shprehur ai.