Monday , April 19 2021

“Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria por…”, Saimiri hedh akuza të forta për ish-konkurrenten

“Love Story” është spektakli më i ri i dashurisë, ku plot tetëmbëdhjetë vajza nisën të garonin për t’i fituar zemrën një djali. Kjo javë ka shënuar dhe puntatën e gjashtë të emisionit, ku Saimiri, djali protagonist ka eliminuar dy vajza të tjera që merrnin pjesë e duke lënë kështu në garë vetëm dhjetë prej tyre. Ndërkohë me kalimin e javëve, takimet janë bërë më të afërta dhe Saimir ka nisur të shkëmbejë puthje me disa prej konkurrenteve. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Suelën, me të cilin 33 vjeçari ka qenë në një takim romantik, çka ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Ka qenë Vivien ajo që është larguar këtë javë dhe shkak mendohet të ketë qenë debati mes saj dhe Saimirit por në fakt kjo gjë është mohuar nga ai.

“Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria…”

Kam dashur që ajo të tregojë veten e vet siç është sepse i kam inat njerëzit që shfaqen ndryshe nga janë. Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, ndërkohë që…

Arsyet nuk mund t’i tregoj këtu për unë pëlqej njerëzit që sido që të jenë, të jenë vetvetja. Mos bëjnë sikur dikush që nuk janë. Kjo ishte dhe arsyeja, unë e kam kuptuar gati që në fillim të programit dhe ndaj nuk e kam thirrur më në takim.

Doja që ajo të shfaqte vetveten, por e kisha vendosur që do ta hiqja atë natë. Vivienin sido që të jetë e respektoj sepse i respektoj të gjitha vajzat që janë këtu, por kam kuptuar që nuk është e duhura për mua. Nuk ishte aspak nga debati që patëm. Sigurisht që edhe ajo është një vajzë e zgjuar që e kishte kuptuar këtë gjë ose po e ndjente dhe prandaj ishte pak e revoltuar dhe u mundua që të më kritikonte. Por është e drejta e saj dhe i uroj shumë fat.”, është shprehur Saimir duke hedhur akuza të forta për ish konkurrenten. /Descript.al/