Thursday , January 21 2021

Aksident në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan, përplasen dy mjete. Detajet e para

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të enjte në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan Tiranë-Elbasan. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat e cila po ashtu konfirmon se drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe zjarrfikëset. Me date 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.