Monday , April 19 2021

Dalin pamjet e frikshme nga aksidenti brenda tunelit Tiranë-Elbasan/ Foto

Një aksident i frikshëm ndodhi gjatë mesditës së sotme brenda tunelit të Elbasanit, ku për pasojë u lënduan dy persona, sipas variantit zyrtar të Policisë. Ajo që duket nga pamjet e aksidentit është se dy mjetet e përfshira në përplasje kanë marrë dëme të mëdha, ndërkohë që të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se në aksident u përfshinë 2 makina një “Ford” dhe një “Audi”. Nga të dhënat e para mësohet se një nga dy makinat, “Ford”-i humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe manovrave duke marrë përpara edhe mjetin tjetër, “Audi”.

Siç shihet dhe nga pamjet dëmet janë të konsiderueshme, ndërkohë që për rreth një orë u bllokua qarkullimi mes dy qyteteve duke shkaktuar një radhë të madhe mjetesh.