Monday , March 1 2021

Mjeku anglez: Nëse keni këto 6 shenja të variantit të ri të virusit, izolohuni urgjent në shtëpi.

Një nga studiuesit më të njohur të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Profesor Tim Spector ka paralajmëruar se ka edhe gjashtë simptoma të tjera të lidhura me sëmundjen, të cilat njerëzit duhet t’i kenë parasysh.  Ai tha që njerëzit nuk duhet të përqendrohen vetëm në tre simptomat kryesore domethënë një kollë, një temperaturë dhe një humbje të shqisës së shijes.

Profesori tha se simptoma të tjera që mund të tregojnë praninë e Covid-19 janë:

Dhimbje koke

Lodhja

Diarre

Dhimbje muskulore

Kapërcimi i vakteve

Konfuzion

Profesori shpjegoi se me përhapjen e koronavirusit të ri, njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm për të kuptuar nëse janë të infektuar, pa e përhapur atë tek njerëzit e tjerë. Gjithashtu ai bëri thirrje se nëse keni këto shenja duhet që urgjentisht të izoloheni dhe të kontaktoni me mjekun tuaj të familjes.