Monday , January 18 2021

Pse të vegjlit nuk infektohen me Covid-19? Ja si përgjigjen mjekët

Mjekët Ilir Alimehmeti dhe Skënder Brataj shpjeguan për gazetaren Ilva Tare pse fëmijët nuk preken nga COVID-19 njësoj si të rriturit. Sipas z. Alimehmeti, në këtë mes nuk mund të fusim pjesën gjenetike, që mbetet njësoj si tek fëmija ashtu edhe tek i rrituri kur flasim për një familje, por ka lidhje me faktorë metabolikë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm që i bën ata imunë ndaj virusit, sipas epidemiologut, është fakti se fëmijët deri në 6 vjeç janë të vaksinuar ndaj një sërë sëmundjesh që janë provuar se ndikojnë tek COVID-19.

“Metabolizmi tek fëmijët është pothuajse perfekt, si makinë me kilometrazh zero. Elementet e tjera duket se veprojnë shpejt pasi janë të vaksinuar për sëmundje të tjera që kemi parë që ndikojnë tek COVID-19 dhe një tjetër element është se janë shumë afër kalendarit të vaksinave. Kalendari i  vaksinave është shumë i ngjeshur deri në 6 vjeç.

Antitrupat që formojnë fëmijët godasin ‘spajkun’ e  virusit ndërsa tek të rriturit ka antritrupa kur virusi jep situatën klinike në organizëm. Duhet gjetur një mekanizëm për të bllokuar virusin të mos hyjë në qelizë, në mënyrë që kjo të shfrytëzohet edhe tek të rriturit”, shpjegoi epidemiologu.

Sipas z. Brataj studime të fundit kanë vërtetuar se fëmijët nuk e përcjellin, por e marrin virusin nga të rritur. Kjo shpjegon pse nëpër shkolla fëmijët nuk janë të sëmurë, ose edhe nëse sëmuren e marrin nga mësuesit apo prindërit, ndryshe është tek adoleshentët.

“Shkollat deri në 9-vjeçare nuk patën rritje të numrit të rasteve, çka është e lidhur me këto studime të fundit që janë bërë”, tha z. Brataj.