Saturday , January 16 2021

Vajza nga Elbasani përlotet nga mesazhi i të atit dhe tregon marrëdhënien e vecantë me të

Tashmë është bërë e zakonshme që të mërkurave në Abc News, emisioni “E ardhmja është vajzë” të na dhurojë emocione të forta, si për shkak të sukseseve të protagonisteve, po ashtu edhe për momentet e vështira. E ftuar ne programin me autore dhe moderatore Ermira Çaushollin ishte edhe Megi Pojani, vajza nga Elbasani, e cila ndër të tjera, në rubrikën “Djemtë e jetës time”, ka marrë një videomesazh special.

Moderatorja e “Maskat” duket se kishte ardhur me idenë për të mos u përlotur në emision, por nuk ja ka dalë, teksa shprehet se i ati është jeta e saj dhe ndonëse e ka pasur të vështirë të flas para kameras, ka ja dalê t’ja shprehi dashurinë. Megi shprehet se ka pasur gjithmonë një marrëdhenie shumë të veçantë me të atin, i cili edhe pse ka kaluar shumë vështirësi, ka qenë gjithmonë pranë familjes, i përfshirë në gjithçka dhe një mbështetje shumë e madhe për vajzat e tij.

Momenti kur ajo nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët ishte kur u përpoq të thotë disa fjalë për prindërit. Për Megin ata janë mendimi i parë dhe telefonata e parë pas çdo gjëje që ndodh, ndërsa tregon se i është shumë mirënjohëse dhe se njerëzit, në mënyrë që të rrijnë me ta duhet ta meritojnë pasi janë vërtetë të rrallë.