Sunday , February 28 2021

Shpat Kasapi i jep fund beqarisë, ja kush është bukuroshja që i ka vjedhur zemrën (Foto)

Prej disa kohësh këngëtari shqiptar Shpat Kasapi bëri publike lidhjen e tij të dashurisë me bukuroshen nga Kosova, Selvijen. Këtë periudhë ai ka ndarë pamje krah partneres së tij, ku ka shprehur publikisht ndjenjat, ndërkohë ditën e djeshme ka ndarë me fansat lajmin më të bukur për këtë prag festash të fundvitit.

Shpati ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe të fejohet me personin e zemrës dhe këtë e ka bërë me dije me anë të disa pamjeve në ‘Instagram Story’. Këngëtari ka ndarë dorën e tij dhe të Selvijes duke treguar kështu unazat dhe duke vendosur në mbishkrim edhe datën e zyrtarizimit të lidhjes së tyre. Pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale çifti kanë marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët por edhe fansat e Shpatit me rastin e fejesës së tyre. /Descript.al/