Thursday , January 21 2021

Debat me të birin në mes të qytetit, policia shoqëron në komisariat ish-gjyqtarin.

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj është shoqëruar në komisariatin e policisë ditën e sotme (25 dhjetor) në kryeqytet. Mësohet se ai ka pasur një mosmarrëveshje me të birin për një makinë, e cila ka detyruar efektivët e policisë të ndërhyjnë. Në korrik të këtij viti, gjyqtari Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Apelit teksa ende nuk kishte dalë në vetting.

Por në muajin nëntor ai i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rikthimin e çështjes së tij në shkallën e parë të Vetingut. Në letrën e dorëheqjes Malaj shpjegon se ka punuar pranë sistemit të drejtësisë qysh prej vitit 1993, duke shërbyer në disa gjykata të vendit, ku kulmi i karrirës së tij, ka qënë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë.