Monday , April 19 2021

Rritje e lehtë e të infektuarve, 9 viķtima nga Covid-19 në 24 orë/ Përditësimi

Kurba e Covid-19 në vend ka pësuar sërish një rritje të lehtë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 553 persona rezultuan pozitivë, nga 510 të një dite më parë. Rezultatet e të infektuarve vijnë nga kryerja e 2.184 testimeve, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta. Ndërkohë, 9 qytetarë nuk arritën ta fitonin betejën me virusin. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Viķtima – Nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 553

Të shëruar në 24 orë 514

Të shtruar në spitale 309

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2184

Testime totale 249,635

Raste pozitive 55,380

Raste të shëruara 30,790

Raste Aktive 23,456

Humbje jete 1134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13156

Fier 1611

Shkodër 1329

Durrës 1264

Vlorë 1055

Korçë 978

Elbasan 917

Berat 871

Lezhë 883

Gjirokastër 525

Kukës 487

Dibër 380