Friday , January 22 2021

Sa i aftë do të jetë studenti i mjekësisë që studion online? Rakacolli jep përgjigjen epike: S’ka rëndësi se sa i merr por sa…

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka theksuar se studentët e mjekësisë nuk ka rëndësi nëse studiojnë online, por sa i përvetësojnë dijet. “Se si i merr mësimet nuk ka rëndësi, por rëndësi ka sa i përvetëson. Vendimi i shkollave dhe universitetet ka qenë një vendim shumë i debatuar. Vendimi për mësim online ishte tërësisht unanim”, tha ajo në një intervistë për Report Tv.

Ajo foli gjithashtu për testet e shpejta, duke theksuar se nuk janë efektive në fillimet e pandemisë, duke shtuar se në vendin tonë kanë ardhur në kohë. Sipas saj, testet e shpejta nuk mund të përdoren në fillimiet e pandemisë pasi sipas saj, nuk janë teste që zbulojë materialin gjenetik të virusit si tampon, duke shtuar se këto të fundit  përdoren kur ka transmetim komunitar.

“Testet e shpejta e kanë efikasitetin në një situatë të caktuar epidemiologjike. Ato nuk mund të përdoren në fillim të pandemisë pasi nuk janë teste që zbulojë materialin gjenetik të virusit si tamponi, ata janë të rëndësishëm në këtë situatë epidemiologjike që jemi aktualisht ku kemi transmetim komunitar dhe japin informacionin siç duhet. Testet e shpejta kanë ardhur në momentin e duhur për situatën që po kalon Shqipëria. Ata janë të besueshëm dhe rezultative në kohën që bëhet brenda 5 ditëshit të parë të simptomave, nëse bëhet më vonë mund të jetësh pozitiv, por testi del negativ për disa arsye”, tha Rakacolli.