Tuesday , January 19 2021

Elbasan/Aksident automobilistik pranë markatës

Një aksident automobilistik është raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se dy automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar, fatmirësisht, vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur pranë markatës së madhe të qytetit dhe shkak mendohet të jetë lagështira në rrugë. Policia ka shkuar menjëherë në vengjarje për të mësuar dhe dokumentuar shkaqet e aksidentit.