Sunday , April 18 2021

Gjesti që askush nuk e priste, Bebe Rexha ju vjen në ndihmë fansave duke u paguar…

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë se është pranë fansave të saj të shumtë. Së fundmi ajo ka premtuar se disa prej ndjekësve të saj do ju paguajë faturat e Krishtlindjes, për t’ju lehtësuar shpenzimet në këto kohë festash. Në ndryshim nga personazhet e tjerë që zhvillojnë “giveaëay”, Bebe ka vendosur t’ju vijë në ndihmë në këtë formë personave që e vlerësojnë.

“Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, ka shkruar Bebe në një postim.

Këngëtarja ju është gjendur gjithmonë pranë fansave të saj në mënyra nga më të ndryshmet. Nuk duhet të harrojmë se vitin e shkuar, Bebe erdhi enkas nga Amerika për të ndihmuar familjet nga tërmeti i 26 nëntorit. Ajo vizitoi fshatin Bubq dhe me të ardhurat e saj ndërtoi shtëpinë e një familjeje, që ishte shkatërruar plotësisht nga tërmeti i fuqishëm.